MOTIVE SHTEGTARE, ELEMENTE MITIKE DHE KRIJESA IMAGJINARE NË EPIKËN SHQIPTARE
Arian LEKA
Abstract
Bibliografia e tezave rreth temave dhe personazheve të miteve në eposin shkrimtar të kreshnikëve nga fillimet e deri në fund të viteve ’30 të shekullit XX ka mbërritur e sistematizuar falë studimit të Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe, botuar në “Hylli i Dritës në vitin 1939.
Aty shtjellohen figurat, lënda dhe stili i poezisë popullore shqiptare si dhe lidhja e motiveve dhe personazheve të atyr këngëve me fabulat e popujve fqinjë.Prej aty vërehen format arketipore të shpërndara në narrativën popullore shqiptare apo aq sa edhe në atë të vendeve të tjera të Ballkanit.
Gerog Hahn ka kryer gjithashtu vëzhgime rreth personazheve dhe motiveve të përbashkëta të përrallave greke e shqiptare. Atyre u bashkohen edhe vërejtjet e F. Nopsca-s mbi figurën e Polifemit, të Circes në formën e së Bukurës së Dheut apo si Persefonë/Demetra shqiptare përmendur nga Maximilian Lambertz apo si e Bija e Diellit të cituar nga Auguste Dozon.
Këtyre u shtohet edhe figura e Odiseut dhe të “amazonave malore, si këndohet në rapsodi [ ] me motive te marruna nga jeta kombtare”, siç vëren Ernest Koliqi.
Po ky autor sugjeron një klasifikim veçues të epikës italo-shqiptare nga cikli i Gjeto Basho Mujit.
Studimet e mëvonshme janë pasuruar me propozime e teza të tjera, si ai i karakterit dhe “tiparit matriarkal të figurave mitologjike të epikës legjendare”.
Ato janë plotësuar me interpretime e argumente të rinj, siç i gjejmë të shprehur në monografinë e studiuesit Shaban Sinani lidhur me mitologjinë në Epos apo me etnosin në epos.
Pages:
117 - 120