Vol. 5 | No. 9-10, 2018


MËRGIMI SI GJENERUES BOTË KRIJIMESH/KUPTIMESH TE KOLIQI

Laura SMAQI

Abstract

Marrëdhënia e shkrimtarit me vendin e tij, me dallime jo të pakta në popuj e periudha të ndryshme historike, përtej të qenit interesante, është çështje që i takon jo thjesht dhe vetëm një disipline studimore. Ndërthurja mes tyre bën të mundur të jepet një imazh më i plotë e më pranë zbulimit të një rrjeti të tërë marredhëniesh, situatash e prodhimi letrar të një periudhe të caktuar. Largimet nga vendi të njerëzve të kulturuar, edhe kur nuk ishin të detyruara, por të realizuara për arsye shkollimi, punësimi, gjatë gjysmës së parë të shek.XX, kur Shqipëria tashmë ekzistonte si shtet, shoqëroheshin me tisin e keqardhjes, por me justifikimin e një largimi të përkohshëm e që do të ishte në funksion të një përmirësimi të përgjithshëm të vendit në fusha të ndryshme, nuk shiheshin thjesht në këndvështrimin personal. Duke shfrytëzuar dhe ndihmën e shqiptarëve që jetonin jashtë Shqipërisë që në kohën e Perandorisë, largimet vullnetare i shërbenin fuqizimit të vendit. Në rastin e shkrimtarëve të ardhshëm, vitet e largimit për shkollim do të jenë tejet të rëndësishëm, jo thjesht për formimin e tyre kulturor, por së pari për rolin që luajnë në përvijimin e identitetit. Ata që shkuan në vendet perëndimore, u përballën me nevojën e pozicionimit e të përcaktimit të elementeve që lidhen me përkatësinë.

Pages: 132 - 135