Vol. 5 | No. 9-10, 2018


EKZILI SI FJALË ÇELËS NË INTERPRETIMIN E POEZISË SË FAN S. NOLIT

Kastriot GJIKA

Abstract

Rrethanat, mjedisi, veçanërisht mjedisi specifik në të cilin ndodhet a zhvillon veprimtarinë e vet shkrimtari i ndodhur për rrethana të gjithfarëshme në ekzil, janë me mjaft rëndësi edhe në interpretimin e veprës së tij. Exilforschung (= kërkimet në fushë të ekzilit) përbëjnë sot një fushë displinare specifike dhe të njohur botërisht dhe për të cilën kërkimi shkencor shfrytëzon edhe metodologji të reja, që përfshijnë edhe sociologjinë e letërsisë. Le të lejohemi, më së pari, që në përpjekje për stabilizimin e terminologjisë së përdorur, të sjellim dy citime që i shërbejnë këtij qëllimi: "Nëse është e vërtetë që çdo person të cilit, për arsye të ndryshme, i mohohet kthimi në shtëpi, duhet konsideruar azilant, gjithashtu duhen mbajtur parasysh një sërë ndryshimesh thelbësore mes azilanit, refugjatit, të shpërngulurve dhe emigrantëve. Ekzili zë fill nga praktika e dëbimit/ndalimit. Ekzili sjell me vete, besoj, një karakter të veçantë vetmie ..." (Eduard Said - "Në shenjë të ekzilit", 2008) "Ajo që shkrimtari në ekzil ka të përbashkët me një emigrant ekonomik apo me një refugjat politik, është që si në njërin, edhe në tjetrin rast, një person ikën nga e keqja te më e mira. Në gjithë këtë, e vërtetë është që nga një tirani mund të ikësh vetëm duke u strehuar në një demokraci" (Josif Brodskij - "Nga ekzili", 1988)

Pages: 136 - 140