Vol. 5 | No. 9-10, 2018


TJETRI NË KRIJIMTARINË E SHKRIMTARIT JOVAN NIKOLADIS DHE HETERONIMIA SIKRIJUESE E IDENTITETIT VIRTUAL

Arian LEKA

Abstract

Koncepti i “Tjetrit” në kulturën europiane është hulumtuar herët, duke u bërë objekt vëzhgimi që nga kohët klasike, kur “Tjetri” ishte Barbaari - kulturalisht i ndryshëm nga individi Unë dhe bashkësia Ne. Si të tillë, barbarë, përfilleshin popujt, kulturat dhe shoqëritë e tjera / të huaja, që nuk kishin të njëjtën kulturë me ata që i emërtuan ata dhe që nuk përdornin të njëjtin standard me jetesën e vendasve të tjerë / jo-barbarë. Gjithë sa Greqinë antike nisi si një kundërvënie mes Veriut dhe Jugut dhe ndaj trakëve e skitëve, sot është shndërruar në eponim të ndarjes kulturore mes Lindjes (Tjetri - barbar, fisnor, i prapambetur, primitiv) dhe Perëndimit (Ne - të qytetëruarit). Ky kod dikotomik shenjimi, që dikur ishte pranuar si normë për qytetërimin antik, e mbrojti thelbin e vet, duke mbërritur si i tillë edhe sot kurtermi hapsinor Lindje / Perëndim nuk përdoret më për të dalluar drejtimet në natyrë, por për të përkufizuar kulturën e një shoqërie që vendoset pranë apo larg boshtit të vlerave qytetëruese. Në diskursin fenomenologjik, termi Tjetri shtjellohet si një alter ego, një TjetërVetedhe si një pikëmbështetje për intersubjektivitetin. Kjo pikëpamje Tjetrikrijon marrëdhënien, keqkuptimin apo marrëveshjen mes nesh, duke na nxitur ta vështrojmë nocionin si mundësi për t’u vendosur në vendin ku Tjetrindodhet dhe duke e sugjeruar Tjetrin si burim objektiviteti në vlerësim. Ndërkohë, diskursi filozofik i referohet konceptit Tjetri si entitet homolog i përcaktimit të vetes dhe “tjetërësisë”, që e bëjnë të dallueshëm Tjetrin nga përfaqësimi simbolik i vetes. Këtyre koncepteve, përkufizimit të Vetes dhe cilësimit të Tjetrit dhe sidomos marrëdhënies (ar)miqësore mes tyre, shkrimtari Jovan Nikolaidis i ka kushtuar vëmendje të posaçme prej më shumë se dy dhjetëvjeçarësh. Ky zë i “modest, por i pathyeshëm”, siç vetëcilësohet, i ka shprehur idetë e tij përmes librave dhe artikujve të shumtë kushtuar temës së Tjetrit. Shkrimtari Jovan Nikolaidis ka krijuar një epistemë rreth termit, që në thelb do të thotë ta njohësh dhe ta kuptosh Tjetrin. Duke filluar me shkrimet më të hershëm, te cilatjanë botuar në mediat sociale për lexuesin e cilësuar, me të cilin autori ndërvepron në mënyrë të atypëratyshme dhe të drejtpërdrejtë dhe deri te libri më i fundit “Shqiptarët dhe unë”, publikuar për lexuesin anonim të librit tipografik, ky autor trajton konceptet Tjetri,Tjetërsiadhe Tjetërsimisi ambivalencë dhe si të rëndësishme për ndërtimin e identiteteve shoqërore.

Pages: 145 - 150