ARMËTARIA NË TETOVË
Salajdin SALIHU
Abstract
Mjeshtëria e prodhimit të armëve të zjarrit te shqiptarët është e njohur nga shekulli XVII, por u zhvillua një shekull më vonë. Tetova ishte qendër kryesore për prodhimin e armëve që u përdorën nga kryengritësit shqiptarë dhe ballkanas. Në shekullin XIX Porta e Lartë i ndaloi prodhuesit privat të armëve. Shumë punëtori u mbyllën dhe kjo ndikoi në pozitën sociale të banorëve që jetonin nga ky profesion. Pushkët e Tetovës njiheshin për bukurinë e tyre. Armët dekoroheshin me serm, ar e sedef. Mjeshtrit tetovarë ishin të aftë t’i kopjonin pushkët e njohura, të prodhuara në vende të ndryshme të Europës nëpërmjet një teknologjie të avancuar.
Pages:
192 - 194