Vol. 5 | No. 9-10, 2018


PËRÇAPJE NËPËR VEPRËN E SEVASTI QIRIAZIT “JETA IME” VËSHTRUAR NGA KËNDI I TRASHËGIMISË ETNOKULTURORE

Mumin Z. SHUTAJ

Abstract

Në këtë trajtesë jemi munduar të përvijojmë disa elemente etnokulture shqiptare që kanë të bëjnë me qytetin e Manastirit dhe rrethinat e tij si një nga qendrat e njohura të kulturës dhe etnokulturës shqiptare gjatë periudhës, gjysma e dytë e shekullit XIX-të dhe XX-të nga këndi i portretizimit,se me ç’sy i sheh vlerat e tilla etnokulturore të atij ambienti z. Sevasti Qiriazi në librin e saj të kujtimeve, Jeta ime. Me kujdes të veçantë kemi shëtitur nëpër tërë këto tematika, të cilat ajo i pasqyron në këtë vëllim, ndaj jemi mbështetur në ato pika nga lëmia përkatëse, pra disa segmente nga etnokultura shqiptare e këtij ambienti. Nga këndi ynë i vështrimit i kemi përzgjedhur për trajtim duke u bazuar në të dhënat përshkruese si ambient kujtim memorie më shumë, e që në ato pleksen të dhëna tejet të rëndësishme nga fushë e traditës së trashëguar kombëtare të kësaj ane e më gjerë. Ajo ka prekur më shumë segmente nga kjo fushë, ndaj edhe iu kemi qasur të i themi disa fjalë lidhje me këtë, vështruar nga këndi ynë e vlerësimit të këtij thesari vlerash nga trashëgimia jonë të cilat na janë ofruar përmes librit të zonjës Sevastia.

Pages: 198 - 206