POLLOGU SIPAS GJORÇE PETROVIT
Salajdin SALIHI
Abstract
Gjorçe Petrovi në librin e tij voluminoz për Maqedoninë, që u botua në vitin 1896, ofron të dhëna për hidrografinë, demografinë, gjeografinë, historinë, etnografinë, kulturën, arsimin, jetën religjioze të Maqedonisë, përfshirë Pollogun, me dy kryeqendrat e tij: Tetovën dhe Gostivarin. Pollogu përshkruhet si rajon me klimë të mirë, me ajër të pastër, ku përdoreshin tri gjuhë: turqishtja, shqipja dhe bullgarishtja, por më e respektuara ishte gjuha shqipe, që sipas autorit edhe turqit e "flisnin më shumë se sa gjuhën e tyre amtare". Në këtë libër autori jep të dhëna për shumicën e katundeve të Pollogut.
Pages:
209 -218