SHQIPTARËT E KOSOVËS SIPAS NJË REPORTAZHI TË REDKATORIT TË GAZETËS “AL-AHRAM” TË EGJIPTIT
Nuridin AHMETI
Abstract
Në vitet e ‘90-ta në Kosovë pushteti i atëhershëm vendosi masat e dhunshme, si rezultat i të cilave punonjësit shqiptarë u larguan nga puna pothuajse në të gjitha institucionet ku punonin. Në mesin e institucioneve ku u vendosën këto masa ishin edhe shkollat dhe Universiteti i Prishtinës.
Kjo gjendje e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen edhe të medieve më me ndikim në botë, duke u vendosur si kryelajm në mediet e shkruara dhe radiofonike.
Ndër gazetat që shkruan për shqiptarët e Kosovës dhe gjendjen e tyre është edhe gazeta “Al-Ahram” (“Piramidat”), e Kajros e cila është themeluar nga mbreti i Egjiptit me origjinë shqiptare, Mehmet Ali Pasha, dhe e cila vazhdon të botohet edhe sot. Numri i parë i kësaj gazete është botuar më 27 dhjetor të vitit 1875. Mehmet Ali Pasha në kuadër të modernizimit të Egjiptit do të arrijë ta themelojë edhe shtypshkronjën e parë në këtë vend, fryt i së cilës ishte edhe gazeta e lartpërmendur. Që nga themelimi i gazetës, ngjarjet në hapësirat shqiptare kanë qenë të prezantuara, duke filluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej.
Në vitet e ‘90-ta, redaktori i saj Amir Sulltan, vizitoi Kosovën, ku me fokus të veçantë shkroi për gjendjen e arsimit dhe largimin e shqiptarëve nga këto institucione, për mbylljen e Universitetit të Prishtinës etj. Ky reportazh, i këtij autori, është ribotuar edhe në disa revista të tjera në botën arabe, si në: “Al-Ma‘rife”, nr. 42 dhjetor 2011 etj..
Është me interes se si ky kryeredaktor i njërës ndër gazetat më të njohura të Lindjes e sheh gjendjen e arsimit në Kosovë në atë kohë dhe apeli që ky iu bën shteteve të Lindjes për ta ndihmuar materialisht arsimin në Kosovë.
Pages:
230 - 234