VEPRIMTARIA RADIODIFUZIVE E RADIO TETOVËS
Selam SULEJMANI
Abstract
Në historinë e mediave, transmetimi në radio hap perspektiva të reja. Krijon një “fole audience’, pra dëgjimin familjar dhe kolektiv mbrëmjeve në shtëpi, aty ku më vonë do të mbërrijë televizioni. Radioja e shtroi në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa kinemaja çështjen e relacioneve me shoqërinë dhe me shtetin, ngase në më shumë vende evropiane stacionet e transmetimit në radio, shfrytëzoheshin drejtpërsëdrejti edhe nga vetë institucionet shtetërore gjatë viteve tridhjetë.
Sa i përket përmbajtjes së saj, radioja u ofronte qytetarëve përvojën e dy modeleve të veçanta ose të përziera:
modelin komercial që i jep përparësi lojërave, muzikës dhe argëtimit; dhe
modelin edukativ që vlerëson normat e kulturës së ndritur.
Sikurse edhe shtypi në shekullin XIX, radioja, kur përparon “edicioni i lajmeve të folura” ngre një sistem kontrolli të informacioneve të transmetuara, që i bën ato koherente me kulturën politike të çdo vendi.
Për më tepër, radios i duhej të negociojë një modus Vivendi me shtypin e shkruar. Arbitrimet e këtyre problemeve, vareshin nga kultura dhe zgjedhjet politike të vendeve të interesuara.
Pages:
271 - 275