KONGRESI I MANASTIRIT – NGJARJE MADHORE PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË SHQIPES
Izmit DURMISHI
Abstract
Kongresi i Manastirit përbën një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kulturës dhe të kombit shqiptar në tërësi, si dhe një nga arritjet më të mëdha, krahas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, në fushën e kulturës shqiptare në shek. XX.
Me zgjidhjen e çështjes së njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbylli një epokë të tërë në historinë e kulturës shqiptare, kurorëzoi me sukses përpjekjet, që mendjet më të ndritura të kombit shqiptar bënë gjatë shekujve për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit grafik të saj, për të përpunuar një alfabet sa më të saktë e të përshtatshëm për gjuhën shqipe dhe të përbashkët për gjithë shqiptarët.
Me të drejtë kishte pohuar gjuhëtari i madh francez Antuan Meje se “ata që e zbuluan alfabetin ishin gjuhëtarët më të mëdhenj”, duke na bërë me dije se shndërrimi i gjuhës në simbolizëm është në detyrë tejet e vështirë. Pra, le të përkujtojmë edhe një herë pohimin se shpikja e alfabetit mund të merret si një ndër zbulimet më të mëdha të njerëzimit.
Pages:
22 - 26