ERIC HAMP PËR ZHVILLIMET E LARINGALEVE I.E. NË GJUHËN SHQIPE
Labinot KRASNIQI
Abstract
Laringal është një tingull që formohet në larings, ta themi shqip, në skërfyell (Çabej, 1986: 77). Në temën për laringalet që trajton Çabej në veprën e tij, Studime Gjuhësore VII, mësojmë se Ferdinand de Saussure (1878), nga përfaqësuesit më të mëdhenj të gjuhësisë indoeuropiane dhe të përgjithshme moderne, kishte shtruar tezën që zanoret e gjata të gjuhëve indoevropiane, a, e, o, në një kohë prehistorike, shumë të lashtë, para dokumentimit të gjuhëve më të vjetra si greqishtja, indishtja e hetitishtja, janë përftuar nga një zanore përkatëse e shkurtër plus një *y. Kështu, sipas tij e (e gjatë) ka dalë nga një e (e shkurtër) + *y ose e < e+*y, gjithashtu o (e gjatë) nga një o (e shkurtër) + *y (*o + *y > o) po kështu edhe a < a + *y. Saussure i quajti ato koeficientë sonatntikë.Kjo tezë u pranua nga disa dijetarë, po nuk pati shumë efekte në atë kohë. Ndodh që të shtrohet një tezë, e cila as nuk miratohet, as nuk hidhet poshtë. Pra, u mendua për një element vokalik, i cili duke iu shtuar zanoreve të shkurtra përftoi këto të gjatat. Kjo është teza e De Saussurit. Linguisti danez HermannMöller, duke krahasuar gjuhët indoevropiane me gjuhët semite, edhe ai kishte ardhur në një përfundim të afërt me atë të De Saussurit. Kur u zbulua pastaj hetitishtja u pa se greqishtes p?r “zjam”, anglishtes fire, gjermanishtes Feuer, hetitishtja i përgjigjej me një fjalëra??ur që përmbante një ?. Ndërsa në greqishte kishte një u (të gjatë) në hetitishte kishte pranë a dy ??, një ? dyfishe. Kjo pati pasojat e veta. Atëherë u rimor githë kjo teori e De Saussurit. I mbeti Jerzy Kurylowicz-it (1935)të propozojë se këta tinguj kanë lidhje me supozimet e De Saussur-it. Sipas tij, konsonantet e panjohura të hetitishtes ishin në fakt një refleks i drejtpërdrejt i koeficientëve sonantikë të Saussur-it.
Pages:
46 - 49