Vol. 6 | No. 11-12, 2019


SKËNDERBEU NË LETËRSINË FRËNGE

Dëfrim SALIU, Shejnaze Ajdini - MURTEZI, Avdi VISOKA

Abstract

Për Skënderbeun janë shkruar një numër i madh veprash të fushave të ndryshme. Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit XVI. Një nga veprat më të hershme të historive mbi jetën dhe veprën e Skenderbeut, është Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis shkruar nga Marin Barleti dhe botuar katër dekada pas vdekjes së Skënderbeut. Në shekujt XVI dhe XVII libri i Barletit ishte përkthyer në frëngjisht nga Jacques de Lavardin. Skënderbeu në letërsinë frënge vazhdon të trajtohet edhe në poemën e Pierre de Ronsard (1576), poemën Les Tragiques të Agrippa d’Aubigne dhe në veprën Les Essais të Michel de Montaigne. Anekdotën për Skënderbeun, Montaigne e ka marrë nga libri i Dhimitër Frankut, i cili u përkthye në frëngjisht dhe u botua më 1544. Ideologu i madh i iluminizmit frëng, Voltaire-i në veprën e tij historiko-filozofike Sprovë për doket dhe shpirtin e kombeve (1756), thekson se “sikur perandorët grekë (bizantinë) të ishin si Skënderbeu, perandoria e Lindjes do të kishte qëndruar më këmbë”.

Pages: 32 - 38