PROFESOR KOLEC TOPALLI ISHTE AQ TOKËSOR ME JETËN DHE PO AQ QIELLOR ME VEPRËN
Begzad BALIU
Abstract
Dy vjet më parë më parë, tek po bisedonim në Prishtinë për lodhjen që ia kishte shkaktuar veprimtaria e tij shkencore, në mënyrë të veçantë “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, të cilit sapo ia kishte dhënë dorën e fundit, veç tjerash më thoshte se nuk e dinte se si dhemb koka, e megjithatëe ndjente nevojën që të pushonte një kohë, a ndonjë vit, dhe vetëm atëherë t’iu rikthehej konferencave apo ftesave akademike.
Ishte momenti që të bisedonim, të diskutonim, të kujtonim e të reflektonim bashkë për një periudhë të gjatë jete e pune prej shkencëtari e njeriu. Fliste sikur gjithë jetën ta kishte pasur të shtruar me pupla dhe nuk ngrinte zërin edhe atëherë kur kujtonte ditët më të vështira të jetës së tij. Fliste për kohët, kolegët dhe pasionet e tij prej shkencëtari, fliste me respekt për mësuesit e tij, për mësuesit e tij të jetës e të veprës.
Kujtuam propozimin e Profesor Jup Kastratit për vazhdimin e Historisë së albanologjisë, për presionin tim që pas Fonetikës dhe Morfologjisë historike të vazhdonte me Sintaksën historike dhe u ndalëm gjatë nëse mund të bashkoheshim më shumë të rinj nën drejtimin e tij për të plotësuar Studimet etimologjike të Profesor Çabejt.
Qeshte duke fërkuar duart, të lodhura edhe në dukje të parë. Do të më duhet edhe një jetë e tërë për këtë nismë, thoshte.
Pages:
50 - 53