Vol. 6 | No. 11-12, 2019


NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT

Shezai RROKAJ

Abstract

Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shkodrës dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Në dy ngjarjet e para politika gjuhësore ishte sporadike dhe mbështetej kryesisht nga dashuria, vullneti dhe përkushtimi atdhetar i shoqërive patriotike e kulturore si dhe personaliteteve të kohës për një gjuhë të njësuar alfabetikisht dhe një proces arsimimi e kulturimi që do të ngrinte më lart vetëdijen kombëtare të pavarësimit. Kurse në dy ngarjet e fundit politika gjuhësore mori përmasa shtetformuese. Komisia e realizoi nëpërmjet një sinergjie të Komandës Austriake me personalitetet diturore shqiptare të kohës, kurse Kongresi i Drejtshkrimit e realizoi në kushtet e Shqipërisë politike dhe të vullnetit patriotik kombëtar të trojeve integrale kombetare e me gjerë.

Pages: 60 - 65