PROBLEME TË STANDARDIT NË TERMINOLOGJINË TEKNIKE
Gani PLLANA, Sadete PLLANA
Abstract
Si formim leksikor special i veçantë që ndodhet në zhvillim të pandërprerë standardi në terminologjinë teknike përfshihet në standardin e gjuhës, sidomos në leksikun e saj, me një varg veçorish specifike, që lidhen me natyrën e koncepteve dhe të termave. Në mënyrë të veçantë ndryshimet intensive në terminologjinë teknike kushtëzohen nga përparësitë në terminologji të përmbajtjes para formës, d.m.th, të koncepteve, para termave.
Një nga mënyrat e drejtpërdrejta të standardizimit të terminologjisë është njësimi i termave në formë dhe në përmbajtje prej termave ndërkombëtarë. Për ditët e sotme, dukuria e globalizmit orientohet kryesisht në këtë shtresë leksikore të specializuar, dhe lidhet në mënyrë të veçantë me vërshimin në të të anglicizmave, kryesisht në fushat e reja të shkencës, të teknologjisë (informatikë, gjenetikë, bioteknologji), të cilët kanë fituar statusin e ndërkombëtarizmave.
Pages:
66 - 72