KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES
Izmit DURMISHI
Abstract
Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “sufiksi diminutiv”.
Çështja e fjalëformimit të shqipes është trajtuar nga guhëtarë të huaj dhe vendës edhe në të kaluarën. Për trajtimin e temave tilla, si dhe për shumë çështje të tjera albanologjike, mjafton të rikujtojmë sidomos kontributin e Gustav Majerit me veprën “Studime shqiptare”, Vjenë, 1883, Maksimilian Lambercit me veprën “Studime dialektore italo-shqiptare,”Getingen, 1924, Eqrem Çabejt me dorëshkrimin e veprës “Studime italo-shqiptare”, Vjenë, 1933, Gjergj Pekmezit me veprën “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vjenë, 1908, si dhe shumë të tjerë, të cilët, kush më shumë e kush më pak, kontribuan në fushën e fjalëformimit dhe në fusha të tjera të dijes albanologjike.
Përpos studimit të shqipes nga studiuesit vendës, prurjet për shqipen nga të huajt vazhduan deri ditët e sotme. Kësaj radhe veçuam ta shtjellojmë kontributin e Voisllav Dançetoviqit për sufiksin diminutiv të emrave të shqipes, pasi, siç ka vënë në dukje edhe vet autori, ky segment i fjalëformimit ishte trajtuar fare pak deri në vitet e 60-ta, ndoshta jo mjaftueshëm edhe sot.
Pages:
79 - 84