Vol. 6 | No. 11-12, 2019


CA REFLEKTIME GJUHËSORE PËR ECURINË E NATYRSHME TË SHQIPES

Imer ALILI

Abstract

Pas sajimit të alfabetit të gjuhës shqipe me Kongresin e Manastirit, në vitin 1908, gjuha është zhvilluar natyrshëm dhe ashtu si çdo gjuhë tjetër e gjallë. Për një perkurs dhe studim të saj prej asaj kohe e këtej, neve sot, kemi një numër të madh dëshmish të shkruara, që na e përshkruajnë ecurinë e saj. Gjithë ajo prodhimtari letrare, e shkruar nga autorë, dhe thuajse nga të gjitha krahinat ku shqipja flitet, janë edhe pasqyra e shtrirjes dhe e përdorimit të saj me kodet përkatëse dhe karakteristike të folësve autoktonë që doemos lënë shenjën e vet. Me kalimin e kohës, është poaq e natyrshme, që gjuhët mes veti ndikohen dhe marrin e japin elementë që i lyp nevoja e bashkëjetesës, dhe deri këtu gjithçka është në rregull. Ndërsa, nuk është në rregull kur një gjuhë asdiset dhe nis të futë në leksikun e vet fjalë të huaja apo forestierizma të cilët e shëmtojnë gjuhën. Është shumë normale që një gjuhë të huazon nga cilado tjetër për motivet mirë të njohura, të globalizimit, digjitalizimit, nevojave të tregut të punës, mobilitetit të njerëzve, që pastaj, detyrimisht dhe ndoshta, edhe pa ndonjë qëllim të caktuar, prapë për ekzigjenca përditshmërie, e për arsye të kohës, gjatë komunikimit këtu në gjuhën shqipe, përdorin fjalë të huaja që, përdoren në atë gjuhën nga vjen, dhe që ndoshta nuk i përshtaten plotësisht ambientit gjuhësor, kulturor, psikolinguistik të hapësirës ku ndodhet. Gjuha është mjet komunikimi, prandaj edhe duhet të jetë e kuptueshme ndërmjet folësve.

Pages: 85 - 95