Vol. 6 | No. 11-12, 2019


PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPTARE SIPAS KONCEPTIT TË AKADEMIK REXHEP QOSJES DHE QËNDRIMI NDAJRIKTHIMI TË TË “PËRJASHTUARVE” NGA LETËRSIA

Besim MUHADRI

Abstract

Gjatë shekullit XX, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për hartimin e një letërise shqipe, që nga fillimet e saj e deri në kohët e fundit. Në këtë kointekst, këta libra dhe autorë, kanë bërë përepjekje që të ndjanë në periudha të ndryshme letërsinë, duke prezantuar edhe autorët të cilët shkruan në ato periudha. Natyrisht se gjatë hartimit të këtyre historive letrare janë përdoruir kritere të ndryshme. Një ndër librat e parë të kësaj natyre është ai i Justin Rrotës “Leteratyra shqype”, i botuar në vitin 1925, që i bie në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Autori i këtij libri, gjatë përpjekjeve të tij për të dhënë regjistrin e shkrimtarëve, ai jep edhe vlerat letrare që karakterizojnë këta shkrimtarë dhe veprat e tyre. Kjo është përpjekja e parë për një histori letërsie kombëtare që nga Gjon Buzuku e deri të Fan Noli dhe shkrimtarë më të ri të asaj kohe Megjithatë, sadoqë libri në fjalëështë i natyrës së një antologjie e bibliografie letrare. dhe ihartuar për nxënësit e shkollave të kohës, ai paraqet një segment mjaft të rëndësishem, qoftë për dhënien e informacioneve, sado modeste, për zhvillimin eletërsisë sonë në kohë dhe peridha të ndryshme. Libri i dytë që mund të hyjë në radhën e historive letrare ku bëhen përpjekje për ta klasifikuar nëpër periudha letrare letëtrsinë tonëështë ai i vitit 1931, i studiuesit arbëresh Gaetano Petrota, me titull “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, në të cilin libër letërsia shqipe trajtohet në katër pjesë: Në pejsën e parë flitet për dokumentet e gjuhës shqipe, në të dytën, për letërsinë popullore, në të tretën pë r letërsinë e shkruar, ku prezantohen shkrimtarë shqiptarë: prozatorë dhe poetë, dhe në të katërtën për publicistikën, përkatësisht shtypi periodik – revista dhe gazeta: 1848-1930. Sadoqë vepra e Petrotës më tepër ngjan njëeneciklopedie kulturore dhe letrare të shqiptarëve dhe sikur është shkruar për t’iu dedikuar opinionit të huaj (ishte i shkruar në italisht), ai megjithatë, studiuesve të letërsisë shqipe, për dekada me radhë iu ka shërbyer si referencë për biografi shkrimntarësh.

Pages: 113 - 119