Vol. 6 | No. 11-12, 2019


PROZA TREGIMTARE E KIM MEHMETIT

Arlindë KOTORRI

Abstract

Kim Mehmeti është njëri prej më të veçantëve shkrimtarë të letërsisë shqipe në përgjithësi, siç edhe letërsisë shqipe në Maqedoni. Ai është i njohur si romansier, tregimtar, eseist, përkthyes e publicist, porse zhanri për të cilin ai shquhet në mënyrë të veçantë është tregimtaria. Si tregimtar, nis të shkruajë e të botojë në vitet ’80-’90, për të vijuar deri në ditë e sotme. Veçojmë librat me tregime: “Pluhuri që mbin”, “Dënesje”, “Bolero”, “Vdekja e magjistarës”, “Lulehëna” etj.

Pages: 126 - 129