Vol. 6 | No. 11-12, 2019


LUFTA KUNDËR MONUMENTEVE NË TETOVË GJATË VITEVE 30 TË SHEKULLIT XX

Salajdin SALIHI

Abstract

Autoritetet serbe gjatë viteve '30 të shekullit XX sajonin shkaqe të ndryshme që t'i rrënonin monumentet kulturore dhe historike në Tetovë. Kundër vendimit për rrënimin e Hamamit të Tetovës dhe Urës së Gurit kishin reaguar jo vetëm qytetarët shqiptarë. Kishte edhe autorë jo shqiptarë që reaguan nëpërmjet shtypit të kohës. Në këtë periudhë ishte rrënuar edhe Kulla e Sahatit në Tetovë, e cila nga shumë udhëpërshkrues, por edhe nga banorët e Tetovës, është quajtur "veçanti e qytetit".

Pages: 165 - 167