Vol. 6 | No. 11-12, 2019


FEJA DHE KOMBI

Erjon PAPAGJONI

Abstract

Feja dhe kombi janë dy nocione sa përbashkuese, aq dhe përveçuese për grupime të ndryshme sociale, gjer dhe për individë të ndryshëm, ateistë ose jo. E para ka të bëjë më shumë me identitetin shpirtëror, i dyti e tejkalon atë dhe përveç përmbajtjes shpirtërore përfshin edhe një qasje të fortë politike. Bashkimi i njerëzve në komunitete fetare ka në thelb një natyrë universale, gjithpërfshirëse, ndërkombëtare, ndërsa bashkimi i njerëzve në kombe të caktuara ka në thelb një natyrë tanimë jo ndërkombëtare, por brenda grupimesh që e dallojnë një komb nga një komb tjetër siç janë gjuha, territori i caktuar, identiteti etno-antropologjik, historia e përbashkët, shteti etj.

Pages: 168 - 176