ASPEKTE TË SHPËRFAQJES SË KËNGËS DHE VALLES SË DASMËS GJAKOVARE NË RRJETET SOCIALE
Krenar DOLI
Abstract
Ceremoniali i dasmës përgjithësisht është sintezë e artit me veprimtarinë praktike të këngës folklorike me muzikën, vallen, me lojërat popullore, urimeve me ritin, ceremoninë etj. Ceremoniali i dasmës përbën një lloj të teatrit folklorik, ku nëpërmjet përbërësve të mësipërm gjenerohet një kod simbolik i kuptueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, akteret e tij. Ai kumton ndryshimin e gjendjes sociale të çiftit bashkëshortor, kalimin e tyre në një stad e grup të ri social.
Në ceremonialin e dasmës gjakovare dalloheshin gjurmë zakonesh e ritesh, të vjetra, jehonë e kohëra pagane, feve monoteiste, si dhe ndikime te huazura nga kulturat e huaja (përgjithësisht ajo orientale). Këto të fundit vinin nëpërmjet rrugëve e lidhjeve ekonomike, kulturore e politike që pati Gjakova me shumë vende, në rradhë të parë me qytetet e Shqipërisë por edhe më gjerë.
Dasma shqiptare, sikundër çdo traditë tjetër e jetës zakonore ngërthen elemente të krahinës, krahas atyre që përbëjnë në thelb bërthamën e kulturës kombëtare. Andaj, gjatë shtruarjes, trajtimit dhe analizës së kësaj tradite zakonore familjare dhe shoqërore, do të ndeshemi me momentet ku vlerat marrin dimension krahinor por edhe gjithëkombëtar.
Pages:
177 - 185