Vol. 6 | No. 11-12, 2019


ESTETIKA NË EPOKËN DIGJITALE / PROTONIZMI DHE INTERNETI

Afrim A. REXHEPI

Abstract

Në fillim të shek. 21, me zhvillimin e hovshëm të kulturës virtuele, përmes shpërndarjes të internet komunikimeve, kërkohet pozicion krejt i ri për statutin e veprës artistike, pasi vepra artistike, është thellë e lidhur me shpirtin e kohës. Në studimin Kultura virtuele, Stiven Xhouns definon, “Siç edhe kam shkruar në një esej timin për kiber – pankun, hipertekstin dhe procesin simbolik, esenca nuk qëndron vetëm në faktin që arti ta imitojë jetën, e jeta artin, por edhe në faktin që edhe vet jeta të mund të riorganizohet. Koha është asinkronike, pra nën kontrollin tonë, është e sigurtë që është nën kontrollin tonë, një njëzet sekonda të së ardhmes”. (Džouns, 1997:27) Përcaktimi i Xhounsit, thekson kategorinë r i o r g a n i z i m, kategori kjo qëndrore e estetikës në epokën e internetit. Në kohën e kulturës digjitale, vepra artistike mund t'i humb vlerat e mëparshme estetike nëse hyn në interaksion me internet komunikimin, përmes së cilave do të krijohen shumësi kanalesh të komunikimit estetik. Nuk ka dyshim, që vepra artistike, vlerat estetike dhe estetika, ndodhen para dilemës substanciale? Ajo që intrigon mendimin shkencor, është ç'ështja Bodrijar, i cili thekson faktin që ne ndodhemi në fazën e tretë të Simulacionit. Ç'ka mund të ndodhë në këtë fazë të zhvillimit? Shkatërrimi i vlerave humane, dominimi i kodit gjenetik, dominimi i kibernetikës si manipulim i rradhës, pastaj edhe klonimi. Në fakt, sipas Bodrijar, digjitalizimi po shndërrohet në një princip metafizik, e që do të praktikohet përmes principeve të gjenetikës edhe atë si forma bioteknologjike. Realiteti sendërtohet përmes komunikimit, vihet në funksion retroja fiksionale e realitetit, definohet kosmosi i simulimit, i simulimit universal. Logjika e përsëritjes, e reproduksionit të së njëjtës, detyron Bodrijar të shprehet: Unë jam nihilist. Nihilizmi i Bodrijarit, nuk flet për destruksionin e kuptimeve, por për zhdukjen e tij. Tjetërsimi i njeriut të sotëm është zëvendësuar me ekstazën e objektit komunikues. Në botën e informacionit objekti është ekstatik, që në esencë është vetëreferensial, i paperceptueshëm. Gjithçka ndodh në brendësinë, në imanencën e veprës, e vepra shndërrohet në shenjë, në objekt të pastër, në kristal që hakmerret.

Pages: 191 - 196