GJUHA E TË RINJVE NË RRJETET SOCIALE
Donika BAKIU
Abstract
Ky studim, i cili ka për objekt studimi gjuhën shqipe në rrjetet sociale kryesisht gjuhën tek të rinjtë , synon të jep një pamje të përgjithshme, sa më tërësore të shqipes së shkruar në rrjetet sociale. Gabimet drejtshkrimore të shumta që bëjnë në biseda, komente etj. Në këtë punim do të ketë shembuj nga rrjetet sociale ku bëjnë gabime drejtshkrimore tërinjtë. Studimi ynë nuk është për herë te parë që bëhet. Ne kishim disa modele të trajtimeve, por shpresojmë se ky punim do të ketë vlerë sepse jemi munduar të nxjerrim në pah shumë gjëra.Vihet re se fjalët shkruhen përgjithësisht pa zanore. Prirja për të shkurtuar fjalët vihet re sidomos tek fjalët me shumë rrokje (fjalët e gjata) apo edhe shprehjeve gjuhësore. Mund të themi se është krijuar një ‘’kod i përzier’’ në komunikim çka e bën atë të vështirësohet. Do të përmendim: shkurtimet, zëvendësimi i shkrimit me shenja të tjera grafike, kombinime të këtyre lloj shenjash me njëra tjetrën,përdorimi i shenjave të pikësimit dhe lloji i tyre etj.
Pages:
239 - 242