Vol. 6 | No. 11-12, 2019


GABIMET DREJTSHKRIMORE DHE GRAMATIKORE NË DISA PORTALE

Zurijeta SALIU

Abstract

Në të gjitha fushat gjuha kryen veprimin kryesor. Mirëpo e rëndësishmja është se si përdoret ajo. Me zhvillimin e teknologjive komunikative përdorimi i gjuhës ka pësuar edhe devijime. Duke i lënë anash bisedat e lira on-line në rrjetet e ndryshme sociale ku gjuha përdoret në mënyra dhe forma të ndryshme, gjuha poashtu nuk përdoret ashtu si duhet edhe nëpër media dhe portale të ndryshme. Edhe në këto fusha ku duhet të kemi një gjuhë të pastër dhe standarde hasim gabime drejtshkrimore, gramatikore, teknike etj. Në këtë punim rëndësi të veçantë do të kenë gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore në portalet on-line “Almakos” dhe “Lajmpress”. Gabimet që janë hasur në këto portale janë: - mungesa e shkronjës “ë” dhe “ç” (mungesa e këtyre dy shkronjave vjen si pasojë e shpejtësisë së shkruar, për arsye se këto dy shkronja mungojnë në tastier dhe është paksa më veshtirë për tu shkruajtur dhe zëvendësohen me shkronjën “e’ dhe “c”) ; - mungesa e shkronjës së madhe (p.sh. komuna e Sarajit, ministri i Arsimit etj.); - gabime gramatikore (mospërshtatja e fjalëve (p.sh. “qoftë që jetojnë Kroacia apo vendet tjera” në vend që të shkruhet “qoftë që jetojnë në Kroaci apo vende tjera” etj.). Gjatë këtij hulumtimi do ti shohim edhe shumë gabime tjera dhe fjalë që nuk i përkasin gjuhës standarde.

Pages: 243 - 248