Vol. 7 | No. 13-14, 2020


PRURJE TË REJA NË FUSHËN E GRAMATIKËS SË SHQIPES

Rami MEMUSHAJ

Abstract

Me hapjen e Shqipërisë dhe shpërthimin e gardheve ideologjike që shkaktuan mbylljen e shkencave shqiptare, përfshirë edhe gjuhësinë, në këtë fushë fillimi i shekullit të ri karakterizohet nga përpjekjet për t’u njohur me zhvillimet e arritjet në gjuhësinë botërore dhe për t’i parë dukuritë e shqipes në dritën e teorive bashkëkohore. Sidomos këta dy dhjetëvjeçarët e fundit nga studiuesit tanë janë bërë përpjekje për të përvetësuar e përdorur në përshkrimin e shqipes metodat dhe teknikat e gjuhësisë bashkëkohore. Ndër gjuhëtarët që kanë bërë përpjekje të suksesshme në këtë drejtim, shquhet prof. dr. Mehmet Çeliku. Duke vijuar në rrugën e nisur qysh në të ri të tij si gjuhëtar me mendim kritik dhe i prirë për zgjidhje origjinale të një vargu çështjesh të gramatikës së shqipes, ai, edhe pse në një moshë kur shumë nga kolegët e tij e kanë lënë gjuhësinë, nuk ka reshtur së punuari. Ndër prurjet shkencore të tij spikatin veçanërisht dy veprat teorike të botuara këta dhjetë vjetët e fundit: “Sintaksa e gjuhës shqipe” (2013) dhe “Parafjalët e shqipes standarde” (2019). Pikërisht këto dy vepra do të jenë objekt i këtij shqyrtimi.

Pages: 15 - 21