SINTAKSË E GJUHËS SHQIPE (përbërësit sintaksorë) PARAFJALËT E SHQIPES STANDARDE
Berton SULEJMANI
Abstract
Ideja për paraqitjen e veprave madhore të gjuhësisë shqiptare, Sintaksa e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë) që është një trajtesë e re teorike në fushë të sintaksës së shqipes, ku të gjitha strukturat sintaksore vështrohen në sistem, në dritën e arritjeve të gjuhësisë bashkëkohore evropiane-amerikane dhe libri i tij i fundit, i cili para disa ditësh doli nga shtypi Parafjalët e shqipes standarde të autorit, prof. dr. Mehmet Çeliku, na lindi në ASHSH ku u zhvilluan punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare “Zhvillimet në shkencat e ligjërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauniversitar” që e organizoi Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë që u mbajt në Tiranë më 12 korrik 2019. Bashkë me profesor Çelikun vendosëm që prezantimin e këtyre veprave ta bëjmë gjatë mbajtjes së Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, si një ngjarje e rëndësishme e albanologjisë në përgjithësi e, në veçanti e këtyre trevave shqiptare.
Pages:
22 - 26