Vol. 7 | No. 13-14, 2020


FJALЁT HOMONIMKE DHE POLISEMIKE TE “FJALOR I FJALЁVE DHE SHPREHJEVE TЁ KOSOVЁS” TЁ QEMAL MURATIT

Bahtijar KRYEZIU, Veneranda XHELILI

Abstract

Dialektet, nëndialektet dhe të folmet shqipe kanë qenë dhe mbeten prore gurrë e pashtershme e pasurimit dhe e pastrimit të shqipes nga fjalët e shprehjet e gjuhëve të huaja, objektiv i kahershëm i dijetarëve tanë, që nga shkrimtarët e vjetër, rilindësit, e deri te studiuesit e shqipes dhe shkrimtarët e shekullit tonë. Kështu që, pas botimit (te ne) të fjalorëve: “Fjalorth i fjalëve të rralla” (Abdullah Zymberi, 1979); Fjalë e shprehje nga Kosova (Jani Thomai, “Studime filologjike”, 1981/2); “Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore” (grup autorësh, 1982); Fjalor dialektor i së folmes së Deçanit (Bajram Mehmetaj, 2011); “Fjalor i Pejës dhe Istogut” (Isa Mulaj, 2011); Fjalë e shprehje popullore nga Lugu i Baranit (Ali R. Berisha); Hani i Elezit leksikor me frazeologji (Fadil Curri, 2013) dhe së fundi “Fjalor popullor” (Abdullah Zymberi, 2014), për hartimin e të cilit lënda ishte eksploruar në disa tërthore shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, leksikografisë shqipe, jo moti, këtyre veprave iu bashkua edhe një fjalor mjaft voluminoz e shumë i rëndësishëm “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të Kosovës” (IA, Prishtinë, 2018), i pasionantit të madh e gjuhëtarit të shquar, Prof. Qemal Murati, nga e cila vepër jemi përpjekur të veçojmë “Fjalët homonimike dhe polisemike te “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të Kosovës”, të një areali të caktuar të shqipes, siç është Republika e Kosovës.

Pages: 64 - 71