MEMOIRS OF HADRIEN BY MARGUERITE YOURCENAR
Dëfrim SALIU, Shejnaze AJDINI-MURTEZI, Besa SALIU
Abstract
Për të analizuar një vepër letrare duhet një guxim i vërtetë intelektual, por edhe më e rëndësishme është që të kesh një shkallë të lartë dashurie të zjarrtë dhe magjepsëse për veprën e cila është në fakt lëndë studimi, por edhe për autorin e saj. Marguerite Yourcenar-i, duke shkruar, arrin t’i paraqesë në mënyrë të qartë personazhet e saj e ia del me sukses që me një zë të flasë me ata. Pra, në këtë mënyrë ajo flet me zërin e perandorit romak, kthehet në lëkurën e tij, shpreh idetë dhe jetën e tij intime. Këtu është me rëndësi të theksohet se vdekja si një fatkeqësi e pashmangshme e njeriut rrëfehet në shumicën e veprave të kësaj autore. Vdekja në këtë roman manifestohet në mënyra të ndryshme, si: sëmundje, vetëvrasje, ritual sakrificash, vdekje natyrore dhe vdekje e dhunshme. Afërsia e vdekjes, padyshim është një nga elementet më të rëndësishëm që i determinojnë memoaret e saj. Ne këtu do të përpiqemi që së pari të dallojmë vdekjet e diferencuara në kuadër të perandorit, për të përshkruar mandej ngjarjet dhe impaktin e vdekjes së Antinoüs-it dhe në fund për të përfunduar me vdekjen personale të perandorit.
Pages:
72 - 78