Vol. 7 | No. 13-14, 2020


VËSHTRIM ETNOLONGUISTIK MBI LEKSIKUN E TË FOLMES SË GRAVE NË RRAFSH TË DUKAGJINIT

Naim BERISHA

Abstract

Gjuha si sistem komunikimi është shprehëse e kulturës materiale e shpirtërore dhe si e tillë shërben për zhvillimin dhe funksionalizimin e marrëdhënieve shoqërore për kulturën e një vendi a të një kombi. Ndonëse nuk e ka objekt të parë të studimit, roli i gjuhës shfaqet edhe në etnografi, më konkretisht në krijimin e termave për të emërtuar koncepte, dukuri a marrëdhënie të kësaj fushe. Duke u mbështetur në literaturën e shfrytëzuar, studimet në këtë fushë nuk mund të thuhet se janë shumë të hershme, ato filluan të zhvillohen në shekullin XX, me studimet e Boasit, të Sapirit etj. Në vend të termit etnolinguistikë, që gjen shtrirje më të madhe në ditët e sotme, studimet në këtë fushë i hasim të emërtuara edhe si linguistikë antropologjike, metalinguistikë, mikrolinguistikë etj.

Pages: 96 - 99