Vol. 7 | No. 13-14, 2020


E FOLJMA E LUMËS PASURI E GEGËRISHTES VERILIRNDORE

Fitor OLLOMANI

Abstract

Nëndialektet dhe të folmet krahinore janë pasuri e vyer e një gjuhe, kulture dhe të një populli. Tiparet gjuhësore të tyre janë bartëse të historisë, kulturës dhe mendësisë së një populli që nga ngjizja deri në ditët e sotme. Studimi i të folmeve krahinore është një kontribut në evidentimin e pasurisë gjuhësore që mbartin, konservatorizimit, të komunikimit e tyre mes njëri – tjetrit dhe me gjuhën standarde si dhe mendësinë krahinore të pasqyruar në sistemin frazeologjik. Në punimin tonë do të përpiqemi të përshkruajmë tiparet gjuhësore të të folmes së Lumës si pjesë e gegërishtes verilindore, parë në këndvështrimin e shprehjes së pasurisë gjuhësore, parë në aspketet e mëposhtme: Vështrim gjeo – historik dhe kulturor për krahinën e Lumës; e foljma e Lumës në kuadrin e ndarjes dialektore të shqipes; tiparet fonetike të të folmes së Lumës si bartëse të konservatorizmit të shqipes; tiparet morfologjike dhe sintaksore të të folmes së Lumës tregues i zhvillimit historik të shqipes; pasuria leksikore dhe frazeologjike të të folmes së Lumës si shprehje e mënyrës së jetesës në hapësirën gjeografike të Lumës. Punim është realziuar përmes një pune hulumtuese në terren, analizës, interperetimit të materialit gjuhësor si dhe të studimeve pararendëse mbi këtë të folme.

Pages: 100 - 114