PROF. ANDULLAH ZYMERI SUDIUES VËSHTRIMQARTË I LEKSIKUT TË SHQIPES
Valdet HYSENAJ
Abstract
Gjuhën shqipe së fundi e pasuroi edhe prof. Avdullah Zymberi me veprën e tij: “ Fjalor popullor”, me rreth 20.000 fjalë, botuar nga MASHT, Prishtinë, 2014, me ç’rast autori përmes kërkimeve të pasurisë leksikore të gjuhës dhe të sinonimisë së saj, në terren, gjurmoi e përqoki (qëmtoi), mblodhi dhe botoi fjalët si njësi leksikore dhe leksikun, tërësinë e fjalëve, nga ndërtimi, nga kuptimi, nga shtresimi i mundshëm etj., duke dhënë njëherësh edhe sqarime shtesë për secilën veç e veç.
Studiuesi ynë, si edhe shumë pararendës të tjerë, me të drejtë kishte parë se një mundësi e gjerë për ta pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe me njësi të reja leksikore qëndronte në thesarin e çmueshëm të të folmeve krahinash të ndryshme të truallit të shqipes.
Edhe prof. Zymberi ndoqi këtë ecuri të hulumtimeve gjuhësore, duke e pasuruar kështu shkencën mbi fjalën me rreth 20.000 fjalë popullore, të cilat mund të gjejnë zbatim dhe integrim në një numër të madh shkencash si p.sh. në fonetikë, stilistikë, onomastikë, teori të komunikimit, sociosemiotikë, psikologji, antropologji, retorikë, semantikë, medie, arkitekturë, shkencat e letërsisë e shumë të tjera.
Me kompetencë shkencore prof. Zymberaj, duke herrur terminologjinë burimore thadroi një pasuri të veçanta të gjuhës shqipe, bazuar edhe në shtresimet kohësore dhe fondin e trashëguar të fjalësisë si një tharm të domosdoshëm në pasurimin e mëtutjeshëm të filologjisë dhe gjuhësisë shqiptare.
Përmes fjalëkrijimeve të arkivuara në këtë fjalor mëtojmë që prof. Zymberaj ta paraqesim si mbajtës, mbledhës, kërkues, memorizues dhe fjalëformues të fjalës burimore shqipe, gjë që mund të jetë edhe fjalëdhënës i fjalorit të gjuhës së sotme shqipe.
Pages:
115 - 119