TRAGJEDIA GRATË TROJANE NGA SENEKA, NJË KËNDVËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
Emine SHABANI
Abstract
Sikur të mos i kishte recituar vargjet epike të Luftës së Trojës, Homeri, sot nuk do të kishim as dhe këto vepra dhe mijëra të tjera intertekstuale e intermediale. Letërsia, por edhe historia e shkencat e tjera ruhen kur shkruhen! Ngjarje shumë e rëndësishme dhe tronditëse, për kohën kur u zhvillua, së cilës nuk i është zbehur lavdia edhe sot, madje mund të thuhet se është rikthyer më i fuqishëm debati për të kohëve të fundit, falë zhvillimeve teknologjike, që zbulojnë artefakte të reja që kanë të bëjnë me këtë periudhë dhe ngjarjet e implikuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Punimi synon zbërthimin e disa elementeve që lidhen fuqishëm me të kaluarën e shqiptarëve dhe popujve tjerë të ish gadishullit Ilirik, fiseve ilire, pellazge, e të tjerëve që jetonin në Azinë e Vogël. “Gërmimi” nën sipërfaqen e historisë nxjerr në pah shumë elemente interesante dhe me vlerë që me ndihmën e teknologjisë qoftë asaj digjitale (bibliotekave), ose eksploruese në sitet arkeologjike dhe krahasimet e simboleve fetare, totemike, kulturore e shkencore që kanë ekzistuar në lashtësi dhe vazhdimësia e tyre që arrin deri në kohët tona.
Pages:
133 - 138