Vol. 7 | No. 13-14, 2020


TRAJTAT E TJETRIT NË POEZINË E SOTME ARBËRESHE

Hysni NDREU

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë imazhin dhe format e tjetrit në poezinë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. Tjetri në këtë poezi shfaqet dy llojesh: i jashtëm dhe i brendshëm. I pari paraqet identitet të ndryshëm nga vetja, ndërsa i dyti ka të bëjë me një lloj joshjeje për t’u njohur me veten. Evokimi i atdheut, ruajtja e rrënjëve, rifunksionalizimi i miteve dhe simboleve, si dhe evokimi i historisë a figurave të saj janë disa nga temat, që pothuajse të gjithë poetët e traditës dhe të bashkëkohësisë i shndërruan në objekt trajtimi poetik. Në kohët moderne, për t’i shpëtuar një bjerrjeje të tërësishme të gjuhës "së parë" dhe për të ruajtur identitetin e komunitetit arbëresh atje, është zhvilluar një prirje e përgjithshme për të shkruar e botuar në shqipen standarde, duke ruajtur edhe ndonjë element arbëresh, si një mundësi kjo jo vetëm për t'u afruar me tjetrin e brendshëm, por edhe për të zgjeruar kufijtë e recipientit të veprës së tyre.

Pages: 139 - 144