MODELE TË CITATSHMËRISË NË LETËRSINË SHQIPTARE PËR FËMIJË
Jehona RUSHIDI – REXHEPI
Abstract
Teoria e citatshmërisë domosdo paraqitet si e nevojshme në rastet kur tekstin letrar e shqyrtojmë nga sasia dhe mënyra e kontaminimit të tij. Nëse nisemi nga teoritë postmoderne, të cilat tekstin letrar e shohin si tekst që është vazhdim i një teksti, rishkrim apo kryqëzim sipërfaqesh tekstuale, letërsia shqiptare për fëmijë shihet si shembull i mirë për të shërbyer në ilustrimin e teknikave dhe modeleve të citatshmërisë. Punimi, përpara se të ndalet në ilustrimin e modeleve të citatshmërisë në letërsinë për fëmijë, do të shtrojë klasifikimet dhe modelet që i ofron vetë teoria. Konkretisht, do të sqarohen citatet intrasemiotike, intersemiotike, citatet e rrejshme, citatet e plota, të pjesëhme, etj. Përzgjedhja e shembujve do të merret nga letërsia bashkëkohore për fëmijë, por gjithashtu edhe nga faza të mëhershme duke pasur parasysh të përzgjidhen si shembuj ato krijime letrare që më së shumti qarkullojnë në tekstet shkollore për fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Në këtë mënyrë, përmes shembujve do të mundësohet konkretizimi i klasifikimeve teorike të llojeve të citateve në letërsi. Punimi përbëhet kryesisht nga dy pjesë, ajo teorike dhe aplikative, ndërsa natyra e punimit është e tillë që do të shfrytëzojë njohuri nga teoria e intertekstualitetit, teoria e citatshmërisë dhe hermeneutika.
Pages:
185- 189