Vol. 7 | No. 13-14, 2020


FJALORI I HUAJ TEK ADOLESHENTËT E PRISHTINËS (NDIKIMI I GLOBALIZMIT)

Edona JAHIU

Abstract

Në këtë studim do të merremi me zotërimin e fjalorit të huaj tek adoleshentët, në formësimin e të cilit vazhdon të ketë ndikim mbivlerësimi i gjuhës universale, anglishtes. Përballja me këtë gjuhë është rezultat i depërtimit global, që në vend të zgjerimit të dijeve, folësi/ja i fut huazimet, duke i eliminuar, zëvendësuar apo minimizuar fjalët shqipe. Trysnia e gjuhës angleze është aq e fuqishme, qoftë në teknologji e rrjete sociale, sa adoleshentët arrijnë ta kuptojnë në shkallë të kënaqshme njëri-tjetrin pa bërë kurs të veçantë. Kjo ndodh, për shkak se të rinjtë janë ata që ndjekin trendin botëror, i cili mundëson shkëmbimin e fjalëve kulturore. Priremi ta vëmë theksin tek adoleshentët, të cilët në këtë fazë, arrijnë nivel të përparuar të të shprehurit, meqë krijojnë repertorët gjuhësorë shoqërorë. Janë incizuar 68 biseda spontane në ambiente joformale, të cilat përbëjnë korpusin e punimit. Fillimisht, do të japim sqarime teorike për globalizmin, sociolektet, më pas do t’i shohim konkretisht fjalët e huaja, të cilat janë nxjerrë nga bisedat mes të rinjve. Kontaktet e vazhdueshme, nami kulturor, si motiv shtesë, e kanë bërë anglishten lingua franca. Zhvillimi i leksikut na lidh me psikolinguistikën, derisa ndikimi i tyre është social, që na shtron nevojën për qasje sociolinguistike. Kemi vënë re se huazimet, përpos në gjuhën akademike, kanë hyrë dendurisht në fjalorin e përditshëm, si rrjedhojë e internetit dhe bashkëpunimit kulturor e ekonomik mes shteteve. Kjo mundësohet nga aspekti kreativ i gjuhës, që u jep mundësi folësve të eksplorojnë me gjuhë, të realizojnë kombinime gjuhësore. Kemi ndikim të faktorëve psiko-socialë dhe edukativë.

Pages: 190 - 196