Vol. 7 | No. 13-14, 2020


REVISTA “DITURIJA” E MID’HAT FRASHËRIT, RIKTHIM NË LEXIMIN E NJË ‘ENCIKLOPEDIE’

Eni KAÇI, Brunilda TAHIRI

Abstract

Botimi i revistës “Diturija : e përkohshme shqip literare dhe diturake” themeluar dhe botuar nga Lumo Skendo (pseudonimi letrar i Mid’hat Frashërit), erdhi në një moment vendimtar për kulturën dhe botën shqiptare, pikërisht një muaj pas mbajtjes së “Kongresit të Manastirit”, duke lënë gjurmën e saj të pashlyeshme në historinë dhe rrjedhën e shtypit shqiptar. Ajo përbën një monument kulture të pashoq, e risjellë përmes botimit të saj anastatik, u jep mundësinë lexuesit të sotëm të bëhen ‘këndonjësit’ e tij të privilegjuar. Duke pasur parasysh kontributin dhe veprën e jashtëzakonshme të Mid’hat Frashërit, përmes këtij artikulli synojmë të sjellim një ndihmesë në thellimin e njohjes së kësaj enciklopedie të mirëfilltë albanologjike, si dhe punës së intelektualit të rrallë, i fundmi i Frashërllinjve

Pages: 197 - 202