VEÇORITË FONETIKO-MORFOLOGJIKE NË TË FOLMEN E MIRATOCIT TË PRESHEVËS
Sadat AGUSHI
Abstract
Të folmet e shqipes janë të pasura me dukuri fonetike, morfologjike, sintaksore e leksikore dhe këto më shumë janë të shfaqura në dialektin gegë, gjegjësisht në variantet e tij. Folësit e këtij varianti të shqipes, në aspektin historik, kanë sjellë ndryshime gjatë shqiptimit sidomos në sistemin tingullor.
Në këtë punim do të trajtojmë veçoritë fonetike dhe morfologjike në të folmen e Miratocit. Ky vendbanim shtrihet në jug të Preshevës dhe gjeografikisht ka afërsi me katundet Llojan, Vaksincë, Orizare. E kemi përzgjedhur atë si objekt studimi dialektor për disa arsye:
Katundi ka një histori vendbanimi;
Shquhet për veçantitë e një të folmeje gege me disa specifika që nuk hasen në katundet e tjera të Preshevës;
Ka hundorësinë;
Ka përngjasime me të folmet e disa fshatrave të Kumanovës, gjegjësisht të Likovës.
Hulumtimi është bazuar kryesisht në përshkrimin fonetik dhe janë incizuar disa informatorë, që na kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë karakteristikat e kërkuara.
Pages:
233 - 243