Vol. 8 | No. 15-16, 2021


PLACE NAMES ON ROAD TABLES IN RNM

Berton SULEJMANI

Abstract

Përpjekje për të vënë sadopak rend në përdorimin e emrave të përveçëm të vendeve në tabelat rrugore në Maqedoninë e Veriut prore kanë ekzistuar. Madje, krahas gjithë këtij kaosi gjuhësor që ka ndodhur te ne, sidomos nga viti 1991 e deri më sot, këto përpjekje kryesisht kanë qenë individuale e kolektive (katedrat e gjuhës shqipe Shkup e Tetovë). Andaj, nevoja e hartimit të një politike gjuhësore zyrtare në Maqedoninë e Veriut siç ndodhi me themelimin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, ishte domosdoshmëri, sepse puna e angazhimi i gjuhëtarëve dhe dashamirëve të gjuhës nuk mund t’u bënin ballë më gjithë këtyre problemeve gjuhësore. Në këtë kumtesë do të trajtojmë disa emra të përveçëm të qyteteve, fshatrave e lagjeve në Maqedoninë e Veriut. Shpeshherë kemi vërejtur luhatje në shkrimin e këtyre toponimeve, kryesisht në tabela rrugore, në tabela elektronike të stacioneve hekurudhore e të autobusëve, si: *Novo Sellë (maq. Ново Село) në vend që ta shkruajnë Novosellë (pashq.) Novosella (shq.); *Radishanë (maq. Радишани) për Radishan (pashq.) Radishani (shq.) etj.

Pages: 9 - 15