ALBANIAN CUSTOMARY LAW AND THE CONTRIBUTION OF EDITH DURHAM, MARGARET HASLUCK AND KAZUHIKO YAMAMOTOS IN ITS STUDY
Besim MUHADRI
Abstract
Qëlimi i këtij punimi është trajtimi i disa aspekteve që kanë të bëjnë me të drejtën zakonore shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, të bëra nga Edith Durham, Margaret Hasluck dhe Kazuhiko Yamamoto. Me këtë rast do të vëmë në pah mendimet dhe vlerësimet e këtyre tre studiesve të shquar të antroplogjisë shqiptare. Përpjekjet e studiuesve në studimin e së drejtës zakonore shqiptare, nuk kanë reshtur asnjëherë, mirëpo ato u intensifikuan pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçmas në dekadat e fundit të shekullit të kaluar (XX). Në studimet e tyre ata fokusohen në aspekte relevante të kësaj vepre monumentale të etnokulturës shqiptare.
E. Durham është e mendimit se Lekë Dukagjini duhet të ketë qenë një personalitet i fuqishëm i kohës së tij, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, i përngjan me ligjet e fiseve të vendeve të tjera. Ajo hedh dyshimin se ai mund të jetë krijuar më herët sesa në shekullin XV. Margaret Hasluck, të drejtën zakonore shqiptare e sheh si mjet i kuptimit të bazave themelore logjike të këtij kodi si dhe zbatimin e tij në praktikë; K.Yamamoto përqëndrohet tek aspekte etike të Kanunit, gjithnjë në kërkim të gjetjes së elementëve etikë, duke i krahasuar ata me traditat antike japoneze. Analizat kritike të teorive të Hobbes, Rousseau, Nietzsche dhe Girard, e shpien atë te propozimi i një teorie të re, e cila ngulmon në idenë se një shoqëri pa pushtet shtetëror ka etikë dhe rend shoqëror, që zhvillohen në mënyrë të vetvetishme në bazë të besimeve fetare pagane.
Pages:
35 - 43