THE USE OF THE ALBANIAN WORD AND PHRASE STRUCTURE IN RUDOLF MARK'S POETIC BOOK "RRATHË TË BRENDASHKRUAR"
Klotilda HARKA, Emrie Krosi
Abstract
Kohët letrare brendashkruhen, jo vetëm si vibrime jehonash të ndërsjella nëpër kohë. Ato janë jo vetëm “skena” të jetës sonë në marrëdhënie me përditshmërinë, pra si një marrëdhënie mes tekstit dhe lexuesit, jo vetëm në konceptin e autorit që lidhet me traditën letrare (autori gjurmon që në fillimvitet ‘70), si një shprehje differentiane, duke riprodhur një percptim ndjesor, jo vetëm me faktin e vetëdijes letrare në vazhdimësi, por edhe si “shkrirje idesh të largëta”, (Spurgeon: 1935), se “psikoanaliza” e lexuesit sociorealist, përjashtonte çdo lloj organizimi brendatekstor, që merret me tekstin, se leximi “është rikrijim identiteti” , (Holland: 1968) ku shfaqja dhe matja e koherencës semantike me koncepte të njohura të estetikës, quhet si një “distancimi estetik” dhe në “kuadrin e formës”.
Lexuesi është “pikë referimi” për tekstin, se “lexuesi i nënkuptuar është aktiv dhe pasivo-aktiv”, (Iser: 1976), sepse janë strukturat e tekstit ato që drejtojnë lexuesin, por fundja distanca kohore, si marrëdhënia e domosdoshme me të vërtetën, se kuptimi dhe vetëdija e së kaluarës (së poetit), është jo veprim i subjektivitetit të personit, “por vendosja e personit brenda procesit të traditës, në të cilën e shkuara dhe e tashmja shkrihen vazhdimisht bashkë”, (Gadamer: 1965). Ndërkëmbimi i brezave të lexuesve, ku nocioni i horizontit mes të shkuarës dhe së ardhmes ndjek edhe aspektin historik, (një vijimësi kohore), pa tejkaluar “hapësirat boshe”, për lexuesin e djeshëm dhe të sotëm, “nëpërmjet horizontit të pritjes”, (Jauss: 1982), të lexuesve të vjetër dhe të rinj, për një lexim ndryshe, për veprën e Rudolf Markut.
Pages:
119 - 127