Vol. 8 | No. 15-16, 2021


TËHUAJËSIMI ATIPIK NGA MOTIVI I ATDHEUT

Vjollcë BERISHA

Abstract

Ky punim mëton të shtrojë disa teza që shpërfaqin prezencën atipike të motivit të atdheut në letërsinë shqipe të Maqedonisë, e cila letërsi është zhvilluar si pjesë e letërsisë së Kosovës, por që ka zhvilluar edhe tiparet e saja të dallueshme nga pjesa tjetër e letërsisë. Një nga tiparet është edhe qasja e saj ndaj njërës nga motivet më të shpeshta të të gjitha etapave letrare në shkallë të letërsisë kombëtare, siç është motivi i atdheut. Në këtë punim mëtojmë të paraqesim mënyrën e rrudhjes së këtij motivi, shndërrimin atipik të fjalës vendlindje në një eufemizëm të fjalës atdhe për shkak të rrethanave jashtëletrare që determinonin censurën dhe autosensurën. Përpos shtruarjes së problemeve letrare në formë tezash e mikrotezash, punimi sjell edhe shembuj konkretë, të marrë nga një pjesë e poezisë shqipe të Maqedonisë, që lidhen me hipotezën: se ekziston një tëhuajësim atipik ndaj motivit të atdheut në poezinë e sotme shqipe të Maqedonisë së Veriut, sidomos në atë që u shkrua deri në vitin ’90.

Pages: 176 - 181