Vol. 9 | No. 17-18, 2022


SOME SYNTAX FEATURES IN MITRUSH KUTELI’S PROSE

Berton Sulejmani

Abstract

Dhimitër Pasko, i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli, është një shkrimtar i gjithanshëm në letërsinë shqipe. Dihet se shkrimtarët e mëdhenj janë edhe lëvrues të mëdhenj të gjuhës. Ata luajnë edhe një rol të rëndësishëm në jetën kulturore të një kombi, njëkohësisht bëhen edhe përhapës të vlerave e dukurive të ndryshme gjuhësore. Por, rëndësia e veprës letrare të Kutelit, në fushën e vlerave të letërsisë shqipe, lidhet me tregimet e novelat, me të cilat ai hap një kapitull të veçantë të prozës shqipe. Hulumtimin tim, përkatësisht nxjerrjen në pah të disa dukurive sintaksore, sipas vështrimit tim, ka qenë proza e tij. Veçoritë sintaksore në të cilat do të përqendrohemi më shumë do të jenë: kongruenca e kryegjymtyrëve dhe funksioni sintaksor i lidhëzës ndërsa në prozën e Mitrush Kutelit.

Pages: 10 - 15