Vol. 9 | No. 17-18, 2022


THEORETICAL FOUNDATIONS OF MODERN EUROPEAN THEATER

Arlind Farizi

Abstract

Objekti themelor i kërkimit në këtë studim që prek teatrologjinë evropiane është në lidhje me ndikimin të cilin në teatrin modern evropian nga fundi i shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX ka bërë teatri klasik i Azisë edhe në planin praktik, por edhe më shumë në planin teorik. Ky ndikim, prapë, është në lidhje faktin se teatri evropian nga Renesanca, veçanërisht gjatë shekullit XIX, është zhvilluar mbi të gjitha në kuptimin e zhvillimit të një komponenti të tij, letrare, domethënë të dramës. Në planin teorik situata e tillë ka zotëruar madje deri në vetë krijimin e teorisë së teatrit evropian, prej Aristotelit: në shkrimet teorike të traditës evropiane mezi se ka ekzistuar vetëdija mbi atë se teatri s’është vetëm dramë, kërkimi i natyrës dhe i karakterit të artit teatror reduktohet në të në kërkimin e dramës, dhe se teoria evropiane e teatrit, deri te Lesingu, kurse në linjën të cilën e ka skicuar Aristoteli, në të vërtetë vetëm një pjesë të teorisë së letërsisë e cila merret me një punim letrar specifik, dramën.

Pages: 33 - 39