ISSUES OF COMPLEXITY AND RECEPTION IN THE NOVEL “GJIN BARDHELA - STONE THIRST” BY ANTON NIKA BERISHA
Arsim Halili
Abstract
Romani “Gjin Bardhela i arbresh – Etja gurëzuar “ të Anton Nikë Berishës shënon një risi në prozën shqipe për faktin që dëshmon ide dhe shtresime të mëvetësishme të rrëfimit poetik, po njëherit dëshmon veçanti në trajtimin e personazheve e të psikologjisë së tyre. Legjenda shqiptare, po aq edhe realiteti shqiptar, universalizohen dhe krijojnë një korrelacion që ruajnë etno-psikologjinë, për të dhënë një vepër mjaft komplete dhe komplekse. Pra, përftohet një sfond për veprimin e personazheve, por edhe pasqyrë përmes së cilës autori gjurmon thellë në skutat e psikes njerëzore, për të pasqyruar tundimet, po dhe gjakimet shpirtërore, edhe brenda vetmisë së personazhit.
Objekt vështrimi i kësaj trajtese është zbërthimi i elementeve thelbësorë të botës poetike e të personazheve, sidomos të personazhit kryesor Gjin Bardhelës; i zbulimi i kufijve të individit përballë kolektivitetit si dhe veçantitë e rrëfimit dhe teknikat të tjera. Duke qenë se kjo vepër si shtjellim tekstor është e ndërlikuar, natyrisht se kërkon një lexim të përqendruar dhe një njohe të çështjeve të letërsisë. Përmes metodës psikanalitike të studimit të tekstit letrar, do të synohet gjurmimi në psikologjinë e personazheve dhe të faktorëve që determinojnë veprimet e tyre në momente dhe rrethana të caktuara. Njohja përmes identitetit të personazhit kryesor, synohet njohja e një komunitet të gjerë të shtegtuar shekuj më parë, aty ku sot e kanë atdheun e tyre, por edhe pas kaq kohësh nuk e kanë harruar atdheun e të parëve.
Pages:
40 - 46