TWO UNKNOWN MANUSCRIPTS IN THE FIELD OF LEXICOGRAPHY
Begzad Baliu
Abstract
Emanuel Krajinovič, Albansko – srpskohrvatski/ Srpskohrvatski –albansko, dorëshkrim, Letnicë, 1960.
Kohë më parë më ra në dorë një dorëshkrim i lidhur i dy fjalorthëve dygjuhësorë, ose sikur shkruhet në ballinat e tyre: “Fjalor i vogël shqip-serbokroataitsht” dhe “Fjalor i vogël kroatoserbisht –shqip”. (Origjinal: “Mali rječnik albansko-srpskohervatski” dhe “Mali rječnik hervatskosrpski albanski”). Autori i këtyre dy dorëshkrimeve është një nga personalitetet e shquara të jetës politike, intelektuale dhe fetare dr. Emanuel Krajinović (1891-1981), pastor-dekan, atëherë në kishën katolike të Letnicës, në Kosovë, ku shërbeu nga viti 1953 deri në fund të jetës së tij, 1980. Sikur mund të shihet nga faqja e fundit e dorëshkrimit, ky fjalorth, ka përfunduar së përgatituri në fillim të marsit të vitit 1960 dhe është botuar po brenda këtij viti. Megjithëse ky dorëshkrim, ndryshe nga botimet e tjera të është shtypur në disa ekzempalë modestë me makinë, biografët dhe bibliografët e tij, edhe si të tillë e konsiderojnë si botim më vete, pavarësisht se kopjet e tij mund të mos i kenë kaluar më shumë se disa dhjetëra sish
Pages:
52 - 64