Vol. 9 | No. 17-18, 2022


THE ALBANIAN LANGUAGE IN ITS FUNCTION AS AN OFFICIAL LANGUAGE

Bendis Pustina

Abstract

Përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, duke e konsideruar atë si element thelbësor identifikues dhe përcaktues të kombësisë shqiptare, është sanksionuar që në dispozitat e dokumentet e para të shtetit shqiptar. Që në periudhën e Rilindjes Kombëtare shqiptarët u ndërgjegjësuan se, ndryshe nga fqinjët e tyre, përkatësia fetare nuk ishte për ta një komponent kryesor i kombësisë. Në kushtet e pranisë në popullsinë shqiptare të dy feve e katër riteve të ndryshme, ajo që do të ngjallte e do të forconte identitetin kombëtar do të ishte gjuha shqipe, mjeti i përbashkët i komunikimit dhe i identifikimit të shqiptarëve nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Gjithashtu, që me idetë iluministe e racionaliste të rilindasit Naum Veqilharxhi, autorit të të parit “Evëtar” të gjuhës shqipe (1844), zë fill ideologjia kombëtare e Rilindjes, parimi i saj udhëheqës se, pa emancipim kulturor nuk mund të ketë emancipim politik.

Pages: 65 - 70