ALBANIAN LANGUAGE AND LITERATURE IN CURRICULA IN PRE-UNIVERSITY EDUCATION IN NORTH MACEDONIA, KOSOVO AND ALBANIA
Farketa Dibra-Zeqiri
Abstract
Rrjedhat e zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kanë qenë të lidhura ngushtë me rrethanat historike, shoqërore e mbi të gjitha politike. Me ndryshimet politike që ndodhën në vend pas viteve të 90-ta u ndie nevoja për një ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor dhe strukturën shkollore në përgjithësi, për t’u përshtatur zhvillimit shoqëror, kërkesave të kohës, si dhe ngritjes së nivelit të nxënësve shqiptar, meqenëse kurrikula e deriatëhershme ishte me përmbajtje ideologjike dhe pak kishte të bënte me kërkesat e gjuhës amtare për komunitetin shqiptar.
Këto ndryshime bën që kurrikula e gjuhës të shpëtojë sadopak nga boshti ideologjik, duke u orientuar drejt zhvillimit bashkëkohor dhe të vendoset theksi drejt aftësimit dhe zotërimit aktiv të gjuhës standarde shqipe nga ana e nxënësve shqiptar. Pas këtij dhjetëvjeçari, pason një periudhë plot e përplot me trazira, është fjala për vitin 2001 i cili la gjurmë të thella në historinë e popullit shqiptar. Kjo periudhë shënoi një kthesë të rëndësishme për një popull që nuk ka pasur të drejtën e barazisë dhe lirisë së fjalës shqipe. Me rrethanat e reja të krijuara u mundësuan intervenime dhe ripërtrirje në shumë sfera të jetës, para së gjithash në arsim, shkak i së cilës ishte edhe lufta e zhvilluar, e përqendruar kryesisht në problemin gjuhësor e në zbatimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtar.
Pages:
90 - 101