Vol. 9 | No. 17-18, 2022


MEDIA HYBRIDITY AND ALBANIAN POLITICAL PARTIES IN RNM, THE RELATIONSHIP BETWEEN THEM

Faton Murseli, Behar Mjekiqi

Abstract

Në kuptimin e përgjithshëm komunikimi i sotëm politik, partitë politike-qytetarë ose organizatë-opinion publik ka avancuar me zhvillimin e teknikës dhe të teknologjisë. Mediat tradicionale janë shumë pak të përdorura në kohën e sotme në krahasim me mediat e reja dhe si pasojë edhe ndikimi i mediave të reja mbi opinionin publik është shumë më i madh. Kjo vjen si rezultat i shtrirjes më të madhe të informacionit, shkurtesës së kohës së informimit dhe mundësinë e qytetarisë aktive. Në lidhje me këtë, në procesin e informimit përmes mediave të reja gjithnjë e më shumë përdorim sot termet e reja si “media hibride”, “komunikim hibrid” etj. Ky hulumtim nëpërmjet metodës së intervistimit ka për qëllim të vë në pah definimet e termeve të reja komunikologjike, si dhe ndikimin e tyre në jetën sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fokus të hulumtimit janë kryesisht partitë politike shqiptare në RMV, dhe hulumtimi përpiqet të vlerësojë nivelin e përdorimit të “komunikimeve hibride” nga to (partitë politike). Me anë të këtij hulumtimi dëshirojmë të arrijmë në përfundime konkrete mbi mangësitë komunikologjike parti politike – opinion publik, të cilat vlerësojmë se ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Pages: 109 - 115