Vol. 9 | No. 17-18, 2022


ALBANIAN LANGUAGE IN SCHOOL TEXTBOOKS

Idaete Sinani

Abstract

Krijimi i një gjuhë letrare kombëtare për të gjithë shqiptarët ishte njëri nga idealet më të mëdha të Rilindjes sonë kombëtare. Prandaj, breza të tërë lëvruesish e studiuesish të gjuhës, arsimtarësh e atdhetarësh, kanë punuar e janë përpjekur pareshtur për një gjuhë letrare e për një drejtshkrim të njësuar. Rilindja Kombëtare, por edhe përfshirja e të gjithë intelektualëve deri tek njerëzit e thjeshtë që e donin gjuhën si ushqim i shenjtë për zemrën dhe mendjen, bëhen pjesë e një mekanizmi që në kulmin e tij kishte realizmin e hapjes së shkollës shqipe. Mësonjëtorja e parë kishte një vlerë të çmuar simbolike, por edhe reale, duke u mishëruar si një institucion ku fjala e shkruar shqipe do të mësohej dhe gjuha do të standardizohej duke filluar nga shpirtrat e mitur, të dëlirë e të lirë, të më të vegjëlve tanë. Vendosja e një alfabeti të vetëm pas Kongresit të Manastirit, ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë rrugë. Si rrjedhojë e kësaj, formimi i gjuhës letrare kombëtare, themelet e së cilës ishin hedhur që në kohën e Rilindjes, ishte një fitore e madhe e popullit shqiptar si fryt i përpjekjeve të shumta në punën dhe luftën e pandërprere për ngritjen e vetëdijes gjuhësore të popullit tonë.

Pages: 134 - 139